SPAK: Sulm për hakerimin e adresave të prokurorëve më 12 mars, 2 ish-zyrtarë në pranga! Tentativë për të ndërhyrë edhe në emailin e Dumanit! Rrodhën informacione, por jo dosje hetimore

3 Prill, 14:29 | Përditesimi i fundit: 2025-04-03 15:10:02

Një sulm në emailet e prokurorëve Dibra, Millonai dhe Kaçkini ngriti në këmbë SPAK më 12 mars. SPAK ka dhënë detaje vetëm 3 javë, pasi informacioni doli në media, teksa thotë se masat ishin të menjëhershme dhe nuk u cenua asnjë dosje hetimore apo sistemi i brendshëm i IT. Në pranga, Arnold Rrokaj ish-punonjës i IMT dhe Zambak Gjonaj, ish-zyrtar i burgut Vlorë.