SPAK zbardh akuzat për zyrtarët e Universitetit Bujqësor të Tiranës: Favorizuan 'Krijon', 'Zero Group' dhe 'Malvina Visoka PF' në 9 tendera me vlerë 90 milionë lekë

25 Shkurt, 18:17 | Përditesimi: 25 Shkurt, 18:17

9 procedura tenderimi të bëra fiktive gjatë vitit 2022 në vlerën 90 milion lekëve të reja, është  akuza që rëndon mbi 24 personave, zyrtarë të lartë të Universitetit Bujqësor të Kamzës por edhe biznesmenë dhe të tjerë të përfshirë, ndaj të cilëve rëndojnë akuzat korrupsionit dhe pabarazisë në tendera.

GJKKO me kërkesë të SPAK konfirmoi 5 masa në arrest në burg, 10 në arrest shtëpie dhe 9 detyrim paraqitje. SPAK e ka regjistruar procedimin në bazë të informacioneve te ardhura nga sektori i krimit ekonomik në Policinë e Shtetit, ndërsa për hetimin sipas prokurorisë së posaçme, janë përdorur metoda speciale te  hetimit si përgjime telefonike ambientale por edhe vëzhgime dhe fotografime në terren të të hetuarve

r.k./Shqiptarja.com