SPAK zbulon aktivitetin e organizatës kriminale të vëllezërve Çopja në Elbasan: Kryen 4 vrasje, 14 i porositën, vodhën 10 mln euro në Rinas! Sekuestrohen 1 mln euro cash

1 Gusht, 17:44 | Përditesimi i fundit: 2024-08-01 18:58:08

SPAK ka dhënë detaje lidhur me megaoperacionin e zhvilluar një ditë më parë, vijim i operacionit "Plumbi i Artë" ndërmarrë në disa qytete të vendit. Gjithashtu zbardhet aktiviteti i organizatës kriminale të drejtuar nga vëllezërit Çopja në Elbasan, nga krijimi në 2006, eliminimi i kundërshtarëve në 2018 për të sunduar trafikun e drogës në Europë dhe më gjerë dhe më pas investimet e parave të krimit në pasuri të paluajtshme në Shqipëri.