SPECIALE/ Asnjë sfidë nuk është e pakalueshme kur udhëheq dashuria, rrugëtimi i Lorit me djalin e saj Tomasin, që vuan nga autizmi

8 Prill 2023, 18:16

Rritja e një fëmije me autizëm të përball me shumë sfida, sidomos në jetën e përditshme. Sot do të sjellim historinë e Lorit dhe Tomasit. Nënë e bir na tregojnë që asgjë nuk është e vështirë kur gjithçka udhëhiqet nga dashuria.

"Jam shumë e lumtur që kam dhe Tomasin. Me thënë të drejtën kënaqëm me çdo arritje që bën Tomasi, me çdo gjë që bën Tomasi. Çdo që kërkon, thotë. Jam shumë e lumtur. Jam Loreta Milo dhe jam nënë e një fëmije me çrregullim të spektrit autik. Ky është Tomasi, 17 vjeç. Ne kemi shumë aktivitete. Tomasi shkon në shkollë, në vitin e parë për hoteleri-turizëm. Është në vitin e parë. Në fillim e kam pasur të vështirë për pjesën e gjithë përfshirjes", na thotë Lori.