SPECIALE/ Finale luksi në Tiranë, fatura e fjetjes 3 mijë euro! Ekspertët: Më lirë 1 avion privat se 1 dhomë hoteli! Çmimet jo etike! Politika e ndarë, Veliaj: Normale! Braçe: Po turp nuk keni?

21 Maj 2022, 09:32 | Përditesimi i fundit: 2022-05-21 13:00:10

Zhvillimi i eventit ndërkombëtar prestigjioz si Konferencë Liga, me ndeshjen Rome- Feyenoord, në Tiranë, ka nxitur pronarët e hoteleve të nxitojnë e të fitojnë më shpejt. Çmimet e një dhome hoteli në Tiranë arrijnë deri në 3 mijë euro, dhe nëse doni të kaloni natën në kryeqyteti, duhet të kontrolloni disa herë llogarinë bankare.