SPECIALE/ Historia e dashurisë në muzeun hebre në Berat, gruaja mban në jetë amanetin e bashkëshortit: Një thesar që u ngrit pas 20 vitesh studimore

14 Janar 2023, 09:29

Copëza jete të mbledhura me mund, formojnë historinë jo vetëm të një kombi, por edhe të një njeriu… Ai quhet Simon Vrusho.

Mësuesi nga Berati që i la amanet bashkëshortes një muze, të vetmin muze hebre në Shqipëri. E ngritën pas 20 viteve studimore të studiuesit Vrusho dhe me pensionin e tyre modest. Fatkeqësisht Simoni ndrroi jetë 50 ditë pasi muzeu çeli dyert për herë të parë.

Angjelina s’po mundej t’ia dilte vetëm me pensionin e saj. Derisa një tjetër beratas me zemër i shtriu dorën e bashkëpunimit, sipërmarrësi shqiptar në Francë Gazmend Toska. Falë tij në muzeun Solomon bëhen të njohura jo thjesht dhimbjet e hebrenjve por edhe sakrificat e beratasve që i shpëtuan jetën duke u bërë të gjithë bashkë, myslimanë e të krishterë.

Këto janë vetëm disa nga historitë e dashurisë së njeriut për njeriun që Angjelina i tregon e nxitur gjithashtu prej dashurisë për bashkëshortin.