SPECIALE/ ‘Mjeshtra e hekurt e dekadave’, e vetmja në Kukës! 72 vjeçarja që merret me avolxhimin e elektromotorëve: Zanati im, ka qenë më i miri në Shqipëri

21 Prill 2023, 19:11

Ajo është “mjeshtrja e hekurt e dekadave” dhe e vetmja grua në qytetin e Kukësit, që me punë e aftësi profesionale ka arritur t’i përshtatet fort mirë edhe teknologjisë moderne.

Fatime Basha 72 vjeçe, ka krijuar biznesin e familjes së saj me thurjen e telave të elektromotorave,të cilën e ka bërë një jetë të tërë bashkë me bashkëshortin e saj. Ajo thotë se që në 1968 e ka nisur këtë zanat të rrallë për një grua.