Speciale/ Nga Kodikët e Beratit te historia e 'Lejlës', historia e Arkivës së Shtetit në dokumente, Bido: 350 mijë dokumente nga arkiva Osmane

28 Prill 2022, 15:34 | Përditesimi i fundit: 2022-04-28 15:34:12

Historia e kombit dhe shtetit shqiptar ndër vite gjendet e dokumentuar dhe ruhet aty prej më shumë se 7 dekada, prej se kur në 1949 (pas luftës II Botërore) ajo, u shpall institucion i pavarur nën emrin Drejtoria e Përgjithshme e Arkivës së Shtetit. Por,se si fonde prej miliona dokumentesh, mes tyre 119 njësi të rralla nga koleksioni i Kodikëve të Shqipërisë janë ruajtur deri më sot, kemi sjell disa rrëfime midis të cilave edhe historinë e dashurisë së Lejlës dhe Maxhnunit që frymëzoi këngëtarin Eric Clapton bashkë me Jim Gordon të kompozonin një prej këngëve më të njohur, “Leyla”.