SPECIALE/ Rita Petro sjell ‘E lindur së prapthi’: Libri, ‘një rilindje’ e jetëve tona gjatë sistemit komunist

2 Dhjetor 2022, 21:18

Copëza përjetimesh dhe kujtime të ngjizura pa datë dhe orë i shërbyen si motivi kryesor shkrimtares Rita Petro për të sjellë librin e saj të parë në prozë, nën titullin “Lindur së Prapthi”. Një vështrim së prapthi i botës së qënies, që rritet duke e parë botën vertikalisht, romani sjell individin që jeton lirinë e tij, në kufijtë e kohës së sistemit komunist.