Speciale/ Ruajtja e ikonave në Berat, restauratorët që kurojnë thesaret e qytetit të UNESCO-s rrëfejnë ‘sekretet’

19 Shkurt 2023, 14:06

Realizimi i një ikone bëhet sipas një procedure të përcaktuar dhe shumë interesante. Dy resturatorët Altin Tabaku dhe Milto Bibo që kurojnë dhe mbajnë në jetë thesaret e qytetit të UNESKO-S janë të vetmit që punojnë për restaurimin afreskeve në kisha, pikturave murale në objektet kultit.