SPECIALE/ Shqiptaro-palestinezi lidhet me nënën pas dy muajve, vëllain e vogël ia vranë në Gaza: Ëndërroj sikur zgjohemi në mëngjes e mblidhemi të gjithë rreth tryezë

16 Mars, 12:24

Ahmed Jaber, i lindur nga një baba palestinez dhe nënë korçare është i vetmi nga familja e tij që ka mbetur në Tiranë. Babai, nëna dhe vëllai janë strehuar në një dhomë të vogël në Gaza. Pas dy muajve të pamundur për t’u lidhur me ta, Ahmedi e nis intervistën e tij me lajmin e shumëpritur për të:

“Sot kam folur me mamin, shyqyr Zotit ia dëgjova zërin!”

Njërin prej dy vëllezërve ia vranë në Gaza. Ai kishte këmbëngulur të dilte për t’i marrë ilaçin e domosdoshëm për shëndetin e të atit, por nuk mundi të kthehej më.