Specialistja e ISHP-së për Report Tv: Edhe doza e tretë e vaksinës COVID hidhet në e-Albania! 41% e popullatës me 2 vaksina

11 Nëntor 2021, 17:41

Doza e tretë e vaksinës anti-COVID hidhet në sistemin e-Albania ashtu siç veprohet edhe me dy dozat e para. Specialistja e Institutit të Shëndetit Publik, Iria Preza tregon se për këtë fazë janë vaksinuar mbi 18 mijë qytetarë.

"Aktualisht janë kryer rreth 18 mijë doza të treta në të gjithë vendin dhe procesi po vazhdon. Mund të themi që edhe kjo dozë e tretë hidhet në sistem njëlloj si dy dozat e tjera që janë kryer. Mbulesa vaksinale me skemë të plotë me dy doza ka arritur rreth 41% ndërkohë që personat që kanë kryer dozën e parë janë rreth 47%", u shpreh Preza.