Spektakël në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike! 1 minutë heshtje për viktimat e COVID në të gjithë botën

23 Korrik, 13:26 | Përditesimi i fundit: 2021-07-23 16:56:53

Lojërat Olimpike kanë nisur zyrtarisht dhe ashtu siç e do tradita, në Tokio është mbajtur një ceremoni spektakolare. E gjithë kjo ceremoni shikohet online nga pjesa më e madhe e sportdashëve, kjo pasi në stadium nuk janë më shumë se 1000 persona kjo për shkak të pandemisë së COVID-19.

Përsa i përket Shqipërisë ajo do përfaqësohet me 9 sportistë, ndërsa për herë të parë në histori, shpreson te një medalje. Në total në Lojrat Olimpike do të marrin pjesë mbi 11.240 atletë. Ditët e fundit u sikutua edhe mundësia e anulimit të tyre për shkak të rasteve me covid 19 ndër sportistët, megjithatë pas sugjerimit të Organizatës Botëtore të Shëndetësisë ato do të mbahen. Në një sondazh rezulton se 55% e japonezëve ishin kundër zhvillimit tyë Lojërave Olimpike në Tokio. 

Kategori të tjera

    Nuk u gjeten video për këtë Kategori!

Shiko të gjitha