Spiro Katundi, këngëtari i njohur i festivaleve që u bë prift! Ndoqi gjurmët e të atit, artin e vazhdoi si krijues

21 Shkurt, 16:22

Qendra për Hapje e Dialog propozoi në Bibliotekën e Korçës historinë e rrallë të At Spiro Katundi. Këngëtari, kantautori dhe aktori Katundi në vitin 1992, veshi rason e priftit ortodoks. Ai është i vetmi prift i kishës Autoqefale shqiptare, që vjen nga skena e teatrit dhe festivaleve.