Spiropali në Kosovë, takon Konjufcën, Osmanin, Kurtin dhe Haxhiun: Vendi meriton statusin kandidat në BE, të kemi mbledhjen e dy qeverive brenda vitit 2026

25 Shkurt, 17:58 | Përditesimi: 25 Shkurt, 17:58

Ministrja e Jashtme Elisa Spiropali vizitoi këtë të mërkurë Kosovën ku zhvilloi takime me Presidenten Vjosa Osmani, Kryeministrin Albin Kurti, homologun e saj Konjufca dhe kryeparlamentaren Albulena Haxhiu. Spiropali njoftoi se Shqipëria dhe Kosova do të zhvillojnë mbledhje të përbashkët të qeverive brenda vitit. E fundit është zhvilluar në Qershor 2022 në Prishtinë ndërsa ajo e vitit 2023 në Gjakovë u anullua për shkak të tensioneve në veri të Kosovës.

    A.M/Shqiptarja.com