​​​​​​​Spitali Rajonal i Vlorës me shërbime të fuqizuara dhe të modernizuara për qytetarët, Ministrja e Shëndetësisë: Urgjenca e re gati para sezonit turistik

31 Janar 2023, 17:46

Spitali Rajonal i Vlorës ofron tashmë shërbim të modernizuar me teknologji të nivelit të lartë të Dispanserisë dhe Farmacisë, falë investimeve të bëra nga buxheti i shtetit për rehabilitimin e plotë të këtyre mjediseve, ndërkohë që është në zbatim e sipër një tjetër projekt ambicioz, ai i fuqizimit dhe modernizimit të shërbimit të urgjencës që synon të vendosë një standard bashkëkohor për qytetarët