Stafi i spitalit të Traumës e surprizon për ditëlindje, Manastirliu: Dua që të keni kushte më të mira pune

31 Dhjetor 2022, 11:30

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka vizituar spitalin e Traumës për të falënderuar stafin mjekësor për gatishmërinë dhe korrektësinë si dhe për t’i uruar atyre një vit sa më të mbarë. Por, ajo u gjend e surprizuar pasi bluzat e bardha e befasuan me një buqetë me lule dhe i uruan ditëlindjen.