Stërvitja 'Mburoja e Arbrit - 25', Vengu: Pajimet në situatën aktuale të kërcënimeve janë tërësisht të pamjaftueshme

1 Mars 2025, 12:18 | Përditesimi: 1 Mars 2025, 12:18

Grup - Batalioni i Këmbësorisë së Lehtë (GBKL) nisi sot stërvitjen dislokuese të koduar “Mburoja e Arbrit - 25”, e cila do të zhvillohet në rajone të ndryshme të vendit.

Pjesë e stërvitjes janë dronët e sistemet e komunikimit me kriptim të lartë dhe armët me standarde të NATO-s

“Pavarësisht kësaj, - theksoi më tej ministri Pirro Vengu, - jam krejt i vetëdijshëm që qoftë pajimet tuaja personale, mjetet, sistemet, fuqia e zjarrit, në situatën aktuale të kërcënimeve, qoftë në rajon, qoftë edhe në kontinent janë tërësisht të pamjaftueshme. Këtu duhet t’i themi të vërtetën vetes, ta shohim të vërtetën me transparencë dhe t’i dalim për zot të gjitha sfidave që qeveria na ka vënë. Duhet padyshim të ecim me shpejtësi drejt një riarmatimi të mirëfilltë, qoftë nga pikëpamja e fuqisë së zjarrit, qoftë nga pikëpamja e sistemeve mbështetëse dhe të sigurisë në mënyrë që ndërveprueshmëria juaj në situata operacionale me aletatët të jetë 100%”, - u shpreh ministri Pirro Vengu.

r.k./Shqiptarja.com