Stoltenberg: Jam i gatshëm të takohem me Vuçiç, thirrje për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës

11 Korrik 2023, 14:29

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se është i gatshëm të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, teksa bëri thirrje për shtensionim të situatës në veri të Kosovës.