Problemet me tretjen janë ndër shqetësimet më të zakonshme që prekin organizmin e njeriut modern, sidomos në kohët e sotme kur stresi, ushqimi jo i shëndetshëm dhe përdorimi i medikamenteve është rritur ndjeshëm. Një nga sëmundjet që ndikon drejtpërdrejt në cilësinë e jetës është ulçera e stomakut, një gjendje që, nëse neglizhohet, mund të shkaktojë pasoja serioze për shëndetin.
Ulçera e stomakut është një sëmundje që prek një pjesë të madhe të popullsisë, e cila shfaqet si plagë e hapur në mukozën e brendshme të stomakut. Kjo gjendje mund të shkaktohet nga disa faktorë si përdorimi i zgjatur i barnave anti-inflamatore, infeksioni nga Helicobacter pylori, stresi dhe mënyra e pakujdesshme e të ushqyerit. Përveç trajtimit mjekësor, një rol të rëndësishëm në lehtësimin e simptomave dhe përmirësimin e gjendjes së stomakut luajnë ushqimet e shëndetshme dhe bimët mjekësore. Sipas specialistit të njohur të bimëve mjekësore Ylli Merja, natyra ofron një sërë trajtimesh mbështetëse, të cilat ndihmojnë në qetësimin e mukozës së stomakut dhe në rigjenerimin e saj. Në “Bima dhe Shëndeti” në "Rreze Dielli" trajtojmë më gjerësisht çfarë është ulçera e stomakut, cilat janë shenjat paralajmëruese të saj, dhe cilat janë mënyrat natyrale, përfshirë ushqimet dhe bimët mjekësore, që mund të mbështesin organizmin në këtë proces shërimi.





















