Strategjia e re në Malësinë e Madhe! Trafikantët një hap përpara, mbjellin kanabisin e lëvizshëm me thasë

17 Korrik 2022, 12:30 | Përditesimi i fundit: 2022-07-17 13:21:46

Në ditën e pestë të operacionit anti kanabis janë shkatërruar dhjetëra parcela të vogla me nga 20-30 bimë në Malësinë e Madhe, ndërsa është konstatuar një taktikë e re e trafikantëve. Për të mos u zbuluar nga policia, shkulnin bimët duke i vendosur në thasë me qëllim lëvizjen për t’i vendosur në zona të tjera ku ishin hapur gropa.