Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni

25 Dhjetor, 17:37

Mijëra studentë dhe qytetarë protestuan sërish në Beograd në ditën e Krishtlindjes. Ata kundërshtojnë korrupsionin qeveritar i cili çoi edhe në tragjedinë e stacionit të trenit në Novi Sad ku tarraca e rindërtuar u shemb duke vrarë 15 persona. Studentët kërkuan nga Prokurori i Përgjithshëm që të mos ndikohet nga politika dhe korrupsioni, por të luftojë për ligjin dhe të drejtat.  

    No videos found.