Studentët nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia mblidhen në Tiranë, diskutojnë për sfidat e arsimit! Kërkesë Kushit për hapjen e 4 mensave studentore

18 Nëntor 2022, 16:52

Për 2 ditë me radhë, 150 studentë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut do të diskutojnë problematikat në secilin prej vendeve, ku ajo që i bashkon është cilësia e dobët në mësimdhënie, por edhe infrastrukturë. Duke marrë shembullin e bashkëmoshatarëve të tyre në rajon, studentët tanë do t’i kërkojnë bashkisë, ndërtimin e 4 mensave publike.