Stuhi detare në Durrës, tragetet shtyjnë lundrimet e planifikuara

18 Janar 2023, 08:37

Në Durrës vazhdon moti i keq. Pasditen e djeshme, siç ishte parashikuar nga meteorologët moti u përkeqësua. Tragetet anuluan të gjitha lundrimet të cilët ishin planifikuar për orën 08:00 të mëngjesit të sotëm. Nisja është ende e pamundur pasi ka stuhi detare. Rreth orës 10:00 do të ketë një përpjekje tjetër, për t’u nisur vetëm njëri nga dy tragetet.