S'u sekuestruan 1 mijë, por 600 ton naftë kontrabandë në Porto Romano! Prokurorja e Durrësit saktëson sasinë e kapur! Lihen në burg 2 kapitenët e 2 anijeve

16 Janar, 10:53

DURRËS-  Nuk janë 1 mijë ton naftë kontrabandë e sekuestruar por janë 600 ton naftë e sekuestruar në portin e Porto Romanos gjatë dy operacioneve të ndërmarra e të koduara “Ari i zi’ dhe Ari I zi 2.

Ndryshe nga sa u njoftua paraprakisht nga policia përmes njoftimit zyrtar, prokurorja e Durrësit ka dhënë shifrën e saktë në seancën gjyqësore që u mbajt më 15 janar 2025, në gjykatën e Durrësit ku dhe u bë vlerësimi i masës së sigurisë për pjesëtarët e ekuipazhit të arrestuar. 

Gjykata ka dhënë arrest me burg për të dy kapitenët e anijeve dhe oficerit të parë,në të cilat u gjetën sasirat e mëdha të naftës kontrabandë. Prokurorja e çështjes Eglantina Shehu akuzoi të 6 marinarët e të dyja anijeve për fshehje dhe kontrabandë të mallrave për të cilat paguhet akcizë