Subvencionet në bujqësi, aplikimi çelet më 14 prill! Kote: Mbështetje për serat biologjike dhe stallat e viçave

7 Prill, 15:31

Duke nisur nga 14 prilli deri në fund të majit, fermerët kanë afat aplikimi për të përfituar nga skemat mbështetëse të ministrisë së bujqësisë. Zv/ministri Dhimitër Kote nga Lushnja tha se për herë të parë do të mbështeten fermerët që prodhojnë perime bio në sera. Ndërsa për blegtorinë do t’i kushtohet vëmendje rritjes së viçave.