Suedia me Presidencën e BE, ambasadorja në Tiranë për Report Tv: Integrimi i Ballkanit, prioritet! Shqipëria në rrugën e duhur

10 Janar 2023, 18:07

Duke e cilësuar integrimin e Shqipërisë si një prioritet, ambasadorja e Suedisë në Tiranë Elsa Hastad siguroi se rrugëtimi i vendit tonë drejt BE-së është çështje kohe. Me marrjen e Presidencës së BE, ambasadorja e Suedisë thotë se tani është koha e veprimit dhe se Bashkimi Evropian do ta shohë Ballkanin Perëndimor në 'familjen' e saj.