Sulm kibernetik në platformat qeveritare, Kryeministria: Të gjitha faqet dolën të paprekura dhe janë të sigurta, e njëjta dorë me sulmet në Evropë vitin e fundit

18 Korrik 2022, 14:45

Sulm klibernetik në platformat qeveritare online ka ardhur nga e njëjta dorë që ka bërë sulmet vitin e fundit në shumë vende evropiane. Lajmin e ka dhënë Kryeministria përmes një njoftimi të shpërndarë për mediat. Qeveria ka garantuar të gjithë shqiptarët se reagimi ka qenë i shpejtë dhe të gjitha faqet dolën të paprekura dhe janë të sigurta.