'Sulmet e Ramës ndaj LSI', Kryemadhi: Na ka frikë, tenton të na censurojë në media!

18 Janar, 22:51 | Përditesimi i fundit: 2021-01-18 22:58:32

Sulmet e kryeministri Edi Rama ndaj LSI, kryetarja e kësaj force politike, Monika Kryemadhi tha se këto vijnë pasi kryeministri e ka frikë LSI-në dhe se me censurime në media mendon se do të mposhtë këtë forcë.

“Rreziku i Ramës është LSI dhe kërkon të defaktorizojë LSI-në dhe mënyra se si po tentojnë ta censurojnë LSI tregon frikë nga ne. Normal që mund të mbyllsh një ekran apo portal të LSI por jo komunikimin derë me derë dhe shtrëngimin e  duarve me njëri tjetrin që është fushata më e mirë”, tha Kryemadhi.

Në lidhje me deklarata se opozita nuk është gati të vijë në pushtet, Kryemadhi i cilësoi si propagandë të qeverisë.

“Kjo është një propagandë e Ramës. Atij nuk i përgjigjet administrata dhe të punësuarit e tij. Nuk mund të detyrosh ti një punonjës të administratës dhe ti marrësh në telefon që të shkosh në fushatë apo mbledhje. I telefonojnë nga 40 herë që të shjkojnë në mbledhjet e partisë. Nuk mund të detyrosh ti një specialist që të paraqitet në mbledhje”, tha Kryemadhi.

Programe të tjera

    Nuk u gjeten video për këtë program!

Shiko të gjitha

    Nuk u gjeten video për këtë program!

Shiko të gjitha