Sulmet kibernetike, eksperti i Microsoft: Po punojmë për të rritur nivelin mbrojtës nga sulmet keqdashëse

29 Korrik 2022, 18:04

Përfaqësuesi i skuadrës speciale të Microsoft për sigurinë kibernetike, Kevin Chin ishte krah zv.kryeministres Belinda Balluku dhe drejtoreshës së AKSHI-t për të folur rreth sulmit kibernetik në faqet zyrtare të shërbimeve online. Chin lexoi deklaratën e Kelli Bizel, zv.presidentes të koorporatës së tyre për sigurinë në Microsoft.

“Microsoft është e përkushtuar për të ndihmuar klientët tanë për të arritur më tepër duke qenë të sigurt. Gjatë kësaj ngjarje ne mobilizuam shpejt njësinë tonë të reagimit që të ndihmojë qeverinë shqiptare të rikuperohet nga ky sulm kibernetik. Microsoft do të vijojë partneritetin me Republikën e Shqipërisë me menaxhimin e sigurisë kibernetike duke rritur nivelin mbrojtës nga sulmet keqdashëse”, tha Chin.

  •