Sulmet kibernetike nga Irani, Rama: Qëllimi ishte shkatërrimi pa kthim i sistemeve, lanë pas një tokë të djegur! S’ka arritur qëllimin

17 Shtator 2022, 11:27

Gjatë një bashkëbisedimi online me qytetarët në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama është pyetur në lidhje me sigurinë kibernetike në vend dhe sulmin nga Irani. Kreu i qeverisë përsëriti se sulmi nuk ka arritur qëllimin

‘Ky është një shqetësim i madh, një shqetësim i ri pasi kemi sulme të vazhdueshme kibernetike prej shumë vitesh, pro të një shkalle të ulët nga aftësia e penetrimit. Kanë qenë sulme të pasuksesshme përgjithësisht ndërkohë që ky është një agresion i mirëfilltë luftarak në botën e internetit dhe të gjitha sistemeve digjitale. Një agresion që ka pasur një qëllim shumë të qartë zhdukjen dhe shkatërrimin e sistemeve duke lënë një tokë të djegur nga pas. Ky është konkluzioni i ekspertëve që na kanë mbështetur në këtë luftë të përbashkët. Sulmi nuk e ka arritur qëllimin, dëmet janë shumë më të lehta sesa shkalla e agresivitetit. Sistemet janë kthyer në punë, të dhënat janë irrelevante sa i përket sensivitetit të tyre. Shkresa që qarkullojnë në rrjetin e brendshëm, nuk janë dokumenta sekrete apo të fshehta. Ato që kanë patur si qëllim përhapjen e panikut, janë pjesë e këtyre sulmeve. Kjo luftë vazhdon dhe jemi në kushtet, kur duhet të përballemi me sulme të tjera të mundshme dhe të rrisim në një nivel tjetër sulmet kibernetike.’- u shpreh Rama.

    No videos found.