Pak muaj më parë Bogdan Kalinicenko mendonte për t’iu bashkuar një klubi me emër në Ukrainë, por bombat e Rusisë e detyruan 16-vjeçarin të largohej nga Ukraina dhe të vendosej në Vlorë, atje ku prej disa ditësh po stërvitet me Flamurtarin edhe pse do ta ketë të pamundur të aktivizohet.
“Erdha në Shqipëri në fillim të marsit nga Vinitsia për shkak të luftës në Kiev. Pati sulme masive nga Rusia dhe më duhej të shkoja diku për të shpëtuar jetën,”-u shpreh Bogdan Kalinicenko, futbollist ukrainas.














