Sulmi kibernetik, zv. Kryeministrja dhe drejtoresha e AKSHI-t: Gjithçka drejt normalitetit, 98% e shërbimeve funksionale! Zero humbje të dhënash! Krah tyre eksperti i Microsoft

29 Korrik 2022, 19:26

"Mbi 98% të shërbimeve online janë tashmë funksionale!" Kështu tha drejtoresha e AKSHI-t, Linda Karcanaj në një deklaratë duke theksuar se gjithçka po shkon drejt normalitetit dhe nuk ka asnjë humbje të dhënash nga sulmi kibernetik në platformat qeveritare online. Disa ekspertë të Microsoft iu përgjigjën menjëherë kërkesës së AKSHI-t për të reaguar ndaj këtij sulmi që synonte fshirjen e të gjitha sistemeve kritike të rëndësishme qeveritare së bashku me të dhënat në to por falë reagimit të shpejtë nuk u humb asnjë e dhënë. Ndër të tjera, ka nisur hetimi i tellë dhe i detajuar i këtij krimi kibernetik nga Microsoft DART, edhe nga organet kompetente që bashkë po punojnë ngushtësisht me FBI-në.