Sulmi ndaj KFOR në veri të Kosovës, në pranga një serb! Borrell: I alarmuar nga arrestimet e paligjshme dhe marshimi i FSK! Kurti: Sipas ligjit, mos përhap panik

23 Qershor 2023, 22:58

Policia e Kosovës ka arrestuar një serb të dyshuar për sulm ndaj KFOR-it, në protestën e 29 majit në Zveçan.  Shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell tha se është ia alarmuar nga arrestimet e paligjshme të serbëve në veri të Kosovës, si edhe nga marshimi i Forcave të Sigurisë në Mitrovicën e Jugut. Përgjigja i erdhi nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i cili i kërkoi që të mos dezinformojë.