Sulmi në veri të Kosovës, Osmani: Provat që e lidhin me Serbinë janë të pakundërshtueshme, ka dorë edhe Putini

1 Tetor 2023, 17:54

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka postuar në X (ish-Twitter) një video të intervistës së saj në televizionin britanik "4 Channel", e cila thoshte se kishte prova të pakundërshtueshme që e lidhnin Serbinë me aktin terrorist që ndodhi para një jave në Banjskë të Zveçanit, duke shtuar se ata që e kryen këtë sulm nuk ishin “vetëm një tufë qytetarësh”. Osmani tha se Serbia “duhet të paguajë një çmim për këtë”.