Supermeni shpëton botën dhe në fund fiton zemrën e vajzës që dashuron! Me këtë imazh të superheroit janë rritur breza të tëra, por seria e re e filmit vizatimorë do ta sjellë atë ndryshe. Heroi i ri Joe Kent, djali i Kal-El, Supermeni i mëparshëm, do të jetë biseksual. Kjo ka shkaktuar jo pak debat, me qëndrime pro dhe kundër. Pikërisht ky debat u soll edhe sot edhe ne studion e Report Tv, ku iu dha përgjigje një prej pyetjeve që ndoshta ka munduar më së shumti prindërit pas lançimit të filmit: A mund të ndikojë superheroi i ri në orientimin seksual të fëmijëve? E prerë, psikologia e njohur Denada Toçe tha se një gjë e tillë nuk mund të ndodhë. Ajo sqaroi se orientimi seksual është i lindur dhe jo i fituar, siç mund të jetë sjellja. Për psikologen, filmi i animuar është një përballje me realitetin që të trondit sa kohë nuk arrimë të pranojmë atë që është mes nesh. Ajo vë theksin te nevoja për informacion te fëmijët, teksa shton se mungesa e informacionit e përball fëmijën me kriza identitare. Nuk besoj se jemi në një katastrofë, por përballje të realitetit që të trondit sa kohë nuk arrimë të kemi një qetësi dhe paqe të pranimit të asaj që është mes nesh. Askush nga ne, as hetero as homo, nuk mund t'i imponohet dikujt është i pavend. Por që të kem frikë se këta 'njerëz me brirë' po çedukojnë fëmijët tanë, është irracionale. Influencat e orientimit seksual nuk vijnë nga një edukim i induktuar. Unë mund të jetoj mes homoseksualëve dhe t'i kem miqë e shokë dhe të mos bëhem kurrë homoseksuale. Fëmija është i rrezikuar të ketë kriza identitare për mosinformacion se sa nga informacioni i tepërt. Është e rëndësishme të marrim informacione në institucionet arsimore për llojet e diversiteteve. Ndryshe ka krizë mospranimi. Kriza e identitetit seksual nuk ekziston, një heteroseksual e di shumë mirë që është heteroseksual. Orientimi seksual është i lindur, jo i orientuar, orientohet sjellja", u shpreh Toçe. Në të njëjtën linjë mendimi me psikologen ishte edhe Altin Hazizaj, themelues i Qendrës për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri, i cili filmin e konsideroi progresiv. Sikurse Toçe, edhe Hazizaj u shpreh se filmi nuk mundet kurrsesi të ndikojë orientimin seksual të fëmijëve. Për Hazizaj, filmi vjen në një shoqëri që përfundimisht kërkon të largohet nga urrejtja. "Është e drejtë që arti, filmat e animuar të sillen në një kohë moderne ku njerëzit janë thjeshtë janë të lirë por bëjnë zgjedhjet e duhur anë momentin e duhur. Është progresive sepse i sjellë në një shoqëri që përfundimisht kërkon të largohet nga urrejtja, paragjykimet. S'ka lidhje të ndikojë në orientim. Nuk e ka provuar asnjë që nëse ti shikon karaktere gay e lesbike, kanë ndikim në orientimin seksual. Orientimi seksual nuk është i fituar gjatë jetës. Unë nuk çohem sot gay dhe nesër hetero dhe bota qenka kaq e lehtë për të zgjedhur orientimin seksual. E gjithë shoqëria ka nevojë të lëvizë, të ecë përpara. Nuk është vetëm arsimi ai që edukatën fëmijët, familja duhet t'i transmetojë fëmijës vlerat më të mira. Një shoqëri që nuk është e respektueshme për këdo, është e padenjtë", tha Hazizaj. Por mendim ndryshe kishte Elson Jaçaj, pjesë e shoqatës së infermierëve, për të cilin filmi është gjëja më absurde për fëmijët. Ai tha se superhero i ri do të ndikojë keq nga ana psikologjike e fëmijëve. "Elson Jaçaj nga shoqata e infermierëve: Është gjëja më absurde që po ndodh sot për fëmijët tanë. Do jetë një shkatërrim për fëmijët tanë, si nga ana psikologjike ashtu edhe në jetë. Nëse e tolerojmë këtë sot, nesër fëmija jonë do të jetë i shkatërruar psikologjikisht, do të kemi në një të nesërme sëmundje që vijnë për shkak të këtyre marrëdhënieve që nuk janë të duhura. Fëmijët ndikohen nga çdo gjë që ne i flasim", u shpreh ai.
Supermeni biseksual dhe ndikimi te fëmijët, debati në Report Tv, psikologia Denada Toçe: Përballje me realitetin, s'ndikon në orientimin seksual! Aktivisti: Film progresiv
Video të fundit në programin Sot, live në Shqipëri! Të gjitha
-
Krizë në PS? 'Partia komandohet, nuk drejtohet!' Braho kritika Ramës: Vetëm bëjnë amin kur ai flet
3 Prill, 14:57 -
Karaj ‘parashikon’ fatin e errët të PD: Me Vokshin e Nokën s’ka dritë në fund të tunelit! Berishën e heq vetëm Perëndia ose mendja e tij!
2 Prill, 15:19 -
Paralajmërimi i Ambasadës Amerikane/ Auron Tare analizon: Deklarata dëmton turizmin në Shqipëri
2 Prill, 14:57 -
‘Berishën nga PD e largon vetëm Perëndia!’ Zgjedhjet në PD përplasin Muçollarin me avokatin
2 Prill, 14:53 -
108 ditë me karrige në shesh, Lapaj: U procedova 6 herë! Nuk i bashkohem protestave të PD-së, nëse Berisha ka vendosur të luftojë i vetëm Ramën le të vazhdojë
31 Mars, 14:41 -
Spahiu: Ndërkombëtarët po investojnë në largimin e Berishës dhe zgjedhjen e një lideri të ri në PD
31 Mars, 14:40 -
Përjashtimet në PD, Spahiu: Berisha ka zbuluar më shumë armiq brenda partisë se Enver Hoxha e Stalini së bashku
31 Mars, 14:30 -
Ambicia e Braçes për Tiranën, Spahiu: Nëse e fiton, duhet t’i shpallë luftë mafies së ndërtimit dhe të pezullojë lejet për kulla
31 Mars, 14:27 -
'Spiropali e di mirë ku ka gabuar', Hoxha zbulon prapaskenat: Belinda do bëhej kryeministre në 2030
30 Mars, 14:36 -
A duhet mbajtur referendumi për ndryshimet kushtetuese? Gjoni për Report TV: Zgjedhjet mjaftojnë! Mustafaj: Mënyrë për të nënshtruar popullin
27 Mars, 15:05 -
Dimri ‘nuk dorëzohet’, ulje temperaturash dhe dëborë në zonat malore! Gjoni: Kjo masë e ftohtë ka prekur të gjithë Europën
27 Mars, 12:05 -
Protestat e Berishës për të mbajtur qeverinë! Dashamir Shehi zbulon formulën: Ja si rrëzohet Rama
26 Mars, 14:27 -
Pse shqiptarët ankohen kur nuk shkojnë në protestë? Ekspertët: Vetëm kur vjen thika në ashtën tonë!
25 Mars, 15:05 -
‘Hija’ e Salianjit ‘tremb’ Berishën, Yzeiri: Mjeshtër i mashtrimit, s’ka bashkëpunim me PS! Protesta, e mërzitshme! Xhelal Mziu përdhosi flamurin!
25 Mars, 14:47 -
Spastrimi i mbështetësve të Salianjit nga PD, ish-kandidati për deputet: Partia nuk është e Nokës, revolta jonë do shkojë deri në Tiranë
25 Mars, 13:15 -
'Izraeli u formua me motra shqiptare si ju,' tensione live Jazenxhi-Gani: Irani të ka blerë, turp...
24 Mars, 15:11 -
Protesta e PD/ Ish-kandidati demokrat: U sulmuan pikat kyçe, hapja e partisë e nevojshme! Rexhaj: E njëjta gjë, skena të turpshme
23 Mars, 14:34 -
Të paguhesh për degjenerim/ 'Shqipëria rekord botëror për gjuhën e urrejtjes në rrjetet sociale'
20 Mars, 14:28 -
Protestat e dhunshme të PD, Zhupa: Kanë qenë figurative! Nuk përjashtojmë asnjë skenar
19 Mars, 14:40 -
23 maji vendos liderin e PD, gazetarja: Salianji përballë Berishës, dinjitoze! Zhupa: Partia s’është perfekte, duhet rinovuar
19 Mars, 14:32

