Tafani zbërtheu trafikun e kokainës të Laert Haxhiut, SPAK letërporosi disa shteteve të BE! Prokurori nesër kërkesë GJKKO për rivlerësimin e masave

29 Tetor 2023, 15:15

Pas rrëfimeve të Artan Tafanit për 2 linja të trafikut të kokainës, SPAK pritet të nisë drejt disa vendeve të Bashkimit Evropian letërporosi për të mësuar më shumë mbi emrat dhe rrugë kalimet e grupit kriminal. Pas kalimit të dosjes së Laert Haxhiut dhe anëtarëve të tij nga Elbasani në SPAK, prokurori Behar Dibra pritet të drejtohet GJKKO-së të hënën për rivlerësim të masave të sigurisë.