Tajlandë/ Ish-polici qëllon me armë zjarri në një kopsht, 38 të vrarë, 20 prej tyre fëmijë! Autori vret veten pas sulmit! Dyshohet se ka ekzekutuar dhe gruan e fëmijët e tij

6 Tetor 2022, 17:50

Një masakër e përmasave të mëdha ka ndodhur në një kopsht fëmijësh në provincën Nong Bua Lamphu në verilindje të Tajlandës gjatë një sulmi me armë. Të paktën 38 persona kanë humbur jetën gjatë sulmit, mes tyre janë 23 fëmijë, disa prej të cilëve vetëm 2 vjeç. Nga të shtënat e armëve kanë mbetur të plagosur dhe 12 persona të tjerë.