Takim Kurti – Vuçiç në Bruksel përpara fundit të janarit! Lajçak dhe Escobar në Prishtinë dhe Beograd në fundjavë

17 Janar 2023, 17:39

Brukseli kërkon që të ketë një takim Kurti – Vuçiç përpara fundit të janarit për të vënë përpara punën me planin franko – gjerman. Në fundjavë, për të ulur palët në tavolinë, në Prishtinë dhe Beograd, do të mbërrijnë emisarët Lajçak dhe Escobar.