Komiteti Parlamentar i Stabilizim Asociimit BE-Shqipëri nuk arriti të miratonte një rezolutë të përbashkët, pasi opozita votoi kundër. Shkak për këtë, sipas PD, u bë refuzimi që mazhoranca u bëri të gjitha mendamenteve të propozuara nga opozita.
Në mbledhjen e Komitetit për të diskutuar mbi MSA, kreu i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi, tha se opozita nuk është kundër BE, por kundër mazhorancës që refuzon çdo propozim të opozitës.
“Grupi Parlamentar i PD-se do të votojë kundër rezolutës. Kjo jo se opozita është kundër procesit të integrimit, por për shkak se mazhoranca refuzon çdo propozim tonin. Propozimet kanë të bëjnë me shtetin e së drejtës, luftën kundër krimit te organizuar dhe korrupsionit dhe mbajtjen e zgjedhjeve te lira e të ndershme”, tha Bardhi.