Takimi me Kim, Shalsi zbardh bisedën me ambasadoren: Fokusi, mbështetja financiare për të gjitha reformat

7 Tetor 2022, 15:31

Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Eduard Shalsi zbardhi fokusin e takimit me ambasadoren Yuri Kim. Shalsi u shpreh se fokusi i bisedave ishte mbështetja financinare për reformat.

Patëm një bisedë konstruktive dhe e vura në dijeni mbi prioritetet e komisionit të Ekonomisë dhe Financave. Ku prioriteti numër 1 do jetë diskutimi intensiv për buxhetin e vitit 2023. Komisioni ynë mbikëqyr dhe monitoron Autoritetin e Konkurrencës. Natyrisht që tema e diskutimit ishte dhe mbështetja financiare për reformat që duhet të vijojnë mbi të gjitha të asaj të reformës në Drejtësi.

Mazhoranca si nismëtare e reformës në Drejtësi është e interesuar të shohë një sistem akoma më efikas.- tha ai.