Takimi me liderët e BE në Bruksel, Kurti: Drafti i ri i asociacionit në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, Serbia e refuzoi

27 Tetor 2023, 19:45

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka folur përpara mediave ditën e sotme, ku ka dhënë sqarime mbi takimin e tij në Bruksel me liderët e Francës, Gjermanisë dhe Italisë si dhe zyrtarë të tjerë të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi.