Takimi Rama - Kurti në Tiranë dhe operacioni 'Anti-KÇK' të ftuar Rexhep Selimi dhe Enkelejd Alibeaj

11 Shkurt 2020, 14:45

TIRANE - Kreu i grupit parlamentar i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi e ka cilësuar projektin e 'mini-shengenit' një situatë jo të mirë, pasi në atë tryeze rajonale, Shqipëria dhe Kosova duhej të paraqitej si një e vetme. Në emisionin '5 pyetje nga Babaramo', Selimi tha në këtë moment ky projekt është i mirë o për Serbinë o për Kosovë, por jo për të dyja. Deklaratën e Ramës për heqje të kufirit Shqipëri-Serbi,Selimi  e cilësoi  paradoksale, pasi mes tyre qëndron Kosova, që nuk njihet nga Serbia. 'Vetëm kur Serbia dhe Kosova të njohin njëra-tjetrën si shtet, atëherë mund të flasim për heqjen e kufijve' tha Selimi duke argumentuar se mini-shengeni nuk duhej të ndodhte në këtë moment.

----------------------------

Ish-deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj i ftuar sonte emisionin '5 Pyetjet nga Babaramo' e cilësoi paketën anti-KÇK-të qeverisë si shantazh të kryeministrit Edi Rama kundër grupeve kriminale për t'i përdorur në zgjedhjet e ardhshme. Sipas tij, puna e SPAK-ut po eklipsohet me anti-KÇK-në, pasi, argumenton Alibeaj, kjo strukturë lëndë të parë duhet të kishte qeverinë dhe më pas ish-qeverinë.  "Të luftosh krimin është lëvizje, e mirë, por të futesh brenda kupton se kjo është tallje e kësaj qeverie. Jemi në vitin e 7 të qeverisjes dhe një ditë të bukur kujtohet qeveria dhe kryeministri për të luftuar krimin është e pabesueshme. Fakti që e bëri me afat kohor tregon mos seriozitetin.