Takimi Tête-à-tête i Kryeministrit Rama me Presidentin Erdoğan, detajet në dhomën e bisedimeve

10 Tetor, 13:39

Takimi kokë më kokë mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit turk Erdogan mbahet në zyrën e kryeministrit Rama në godinën e qeverisë.

Pas fotos zyrtare të dy u drejtuan për tu ulur në këndin e zyrës së kryeministrit. Në tavolinë ishin 3 flamuj: kuq e zi, ai turk dhe ai i bashkimit Europian. Nuk mund të mungojnë as lapsat me ngjyra apo kutija me bojrat e pikturave.

Pas takimit në Kryeministri pritet të mbahet Këshilli i Bashkëpunimit të nivelit të lartë Shqipëri-Turqi dhe më pas do të bëhet firmosja e marrëveshjeve respektive mes dy vendeve.

Më pas kryeministri Rama dhe presidenti Erdogan do të mbajnë një deklaratë të përbashkët për shtyp

    No videos found.