Taksa e karburantit të jahteve në vendin tonë 40 lekë/litri, më e ulëta në Evropë, paguajnë 60% më lirë se qytetarët

30 Nëntor 2021, 20:49

Prej vitit të ardhshëm, jahtet që do të furnizohen me karburant në zonën e lirë doganore të Shqipërisë do të taksohen 40 lekë për litër karburant, që deri më tani nuk e kanë pasur. Jahtet në Shqipëri do e paguajnë karburantin 60% më lirë se sa qytetarët, duke shënuar nivelin më të ulët të taksimit në vendet e Evropës.