Të ardhurat rriten ndjeshëm, 100 mln € më shumë se janar 2024! Por shpenzimet sërish me 'kursim'

3 Mars 2025, 17:16 | Përditesimi: 3 Mars 2025, 17:16

Administrata tatimore dhe doganore mblodhën 646 milionë euro të ardhura në janar të këtij viti. Ministria e financave thotë se janë 100 milionë euro më shumë se vjet, dhe kontributin kryesor e ka dhënë konsumi dhe tatimi mbi pagat. Ndërkohë investimet publike përsëri rezultojnë me ecuri të ngadaltë.

r.k./Shqiptarja.com