Të çmendur pas shpejtësisë e mjeteve të luksit, TikTok pushtohet nga videot e të rinjve me mbi 170 km/h! Shoferi i ri: E di që është rrezik, por më jep shumë adrenalinë

12 Mars 2023, 12:32

Rrjeti social TikTok është i mbushur me video të të rinjve që lëvizin me shpejtësi të çmendur, duke u mburrur para ndjekësve. Më shpejtësi më shumë se 270 km/h, këto video postohen sikur të jetë diçka normale, ndërsa komentuesit janë të ndarë në mbështetës të adrenalinës dhe të tjerë që paralajmërojnë se prindërit i presin në shtëpi.