Te Flamurtari entuziast për sfidën kundër Besës, drejtori Ferko: Fitoret e fundit do na ndihmojnë për 3 pikët e radhës

30 Shtator 2022, 17:30

Dy fitoret në dy ndeshjet e fundit kanë rritur entuziazmin te Flamurtari. Drejtori i klubit Alfred Ferko thotë se situata pozitive e krijuar do jetë përcaktuese për 3 pikët në ndeshjen e së shtunës kundër Besës. Për këtë ndeshje vlonjatët presin edhe mbështetjen e konsiderueshme të tifozëve në shkallët e stadiumit.