Të gjithë me sytë nga buxheti/ Votimi maratonë javën e ardhshme! PS s’do asnjë mungesë, PD protestë para Kuvendit

11 Nëntor 2024, 18:17 | Përditesimi: 11 Nëntor 2024, 18:17

Diskutimi i projekt-buxhetit të vitit 2025 po merr vëmendjen e të gjitha palëve politike, brenda dhe jashtë parlamentit. PS në mbledhjen e grupit parlamentar kërkoi prezencën e të gjithë deputetëve për të miratuar në parim buxhetin në fillim të javës së ardhshme, por PD, e cila e quan buxhet të vjedhjes, paralajmëroi protestë.

r.k./Shqiptarja.com