Të hënën mbledhja e përbashkët Shqipëri-Mali i Zi, Report Tv zbardh disa prej marrëveshje! Nga njohja e sigurimeve shoqërore te hapja e pikës së re kufitare

22 Shkurt 2023, 19:38

Ditën e hënë do të mbahet mbledhja e përbashkët mes qeverisë shqiptare dhe asaj të Malit të Zi, ku do të nënshkruhen 11 marrëveshje mes dy vendeve. Këshilltarja e kryeministrit Oderta Barbullushi zbuloi në Report Tv disa prej marrëveshjeve që do të nënshkruhen, të cilat do të jenë në fushën e energjisë, infrastrukturës, ekonomisë e rinisë.